Moti

Ditë e ftohtë edhe sot

Ditë e ftohtë edhe sot

Sipas MeteoAlb: Prej disa ditësh Shqipëria PARAQITET në ndikimin e motit të qëndrueshëm. Zonat bregdetare dhe të ulëta parashikohet të jenë në dominimin e kthjellimeve përgjatë gjithë ditës. Ndërsa në zonat malore Verilindore dhe Juglindore do të ketë shfaqje të vranësirave të lehta.

Ditë e ftohtë edhe sot

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.