Moti

Ditë e ftohtë dhe herë pas here me shi

Ditë e ftohtë dhe herë pas here me shi

Sipas MeteoAlb: Vranësirat e shpeshta mbeten prezente në vendin tonë gjatë paradites, duke sjelle reshje të pakta në zonat Veriore dhe Qëndrore. POR në Jug të Shqipërise reshjet do të jenë më të dendura. Parashikohet që në orët e pasdites dhe mbrëmjes të kemi përmirësim gradual të motit, si fillim në zonat perëndimore dhe në vijim kushtet e qëndrueshme atmosferike dominojnë pjesën më të madhe të territorit.

Ditë e ftohtë dhe herë pas here me shi

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, POR do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C.

Era do të fryjë e fortë në mëngjes me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Lindor - Juglindor duke sjelle në brigjet detare dallgëzim 4 ballë. Orët e pasdites do të sjellin dobësim të ndjeshëm të parametrit të erës.