Moti

Dita nis me shi. Mbrëmja do sjellë përmirësim të motit

Dita nis me shi. Mbrëmja do sjellë përmirësim të motit

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë deri në orët e mesditës do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shumta, të cilat do të sjellin reshje shiu në ultësirën perëndimore dhe reshje dëbore në zonat malore. POR në orët në vijim pritet përmirësim gradual dhe i lehtë i kushteve atmosferike, KU gjatë mbrëmjes pjesa më e madhe e territorit do të jetë me mot të qëndrueshëm.

Dita nis me shi. Mbrëmja do sjellë përmirësim të motit

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, POR do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 9°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.