Moti

Dita nis me diell, si do jetë pasditja?

Dita nis me diell, si do jetë pasditja?

Sipas MeteoAlb: Paraditja vijon nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Për pasojë alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të dominojnë gjatë orëve të para të ditës. Pasditja dhe mbrëmja sjellin shtim të vranësirave në zonat malore, POR zona e ulët dhe bregdeti MBETEN me kthjellime.

Dita nis me diell, si do jetë pasditja?

Temperaturat e ajrit rriten me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 18°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim 3 ballë.