Moti

Dita nis e nxehtë, por në mesditë mund të bjerë shi

Dita nis e nxehtë, por në mesditë mund të bjerë shi

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me masa ajrore të nxehta me origjinë jugore, si dhe falë ndikimit të Anticiklonit Afrikan.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin, më pas vranësira mesatare deri të dendura nga orët e mesditës e pasdite.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente nga orët e mesditës, pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore në relievet malore të saj, ku priten reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Ndërsa në jug e kryesisht në juglindje, do të kemi reshje shiu me intensitet të ulët e hera-herës mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim- verilindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në momentin e zhvillimit të vranësirave era bëhet relativisht intensive fiton shpejtësi 10-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.