Moti

Dita fillon me mot të vranët ndërsa nga pasditja fillojnë reshjet e shiut

Dita fillon me mot të vranët ndërsa nga pasditja fillojnë

Edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Në këtë mënyrë për ditën e Shtunë moti nis me vranësira mesatare deri të dendura por edhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell. Duke filluar nga orët e pasdites mot i vranët në të gjithë territorin ndërsa nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët përgjatë ultësirës perëndimore. Në orët e mbrëmjes reshjet me intensitet të ulët deri mesatar shtrihen në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 3-8m/s, e cila hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 12-18m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 2-6 ballë