Bie bora e parë në Kukës. Këto janë zonat që u zbardhën

E Hënë 29 Nëntor 2021, 10:16
TiranaPost
Në zonat e thella malore të Kukësit kanë nisur reshjet e para të borës për këtë vit.
Reshjet e borës kanë rënë në Novosejë, Shishtavec dhe Topojan dhe kanë zbardhur të gjithë territorin.
Në këto zona reshjet e borës kanë sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave.
Deri më tani nuk raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike apo bllokime të akseve rrugore.
Tiranapost.al