Moti

Acari nga Poli i Veriut: Meteorologia bën parashikimin sa do zgjasë dhe kur do ngrohet Tirana?

Acari nga Poli i Veriut: Meteorologia bën parashikimin sa do zgjasë

Vala e acartë me temperatura nën minus pritet të jetë prezente deri javën tjetër. Meteorologia Lajda Porja nga Meteoalb thotë se zonat Lindore do të jenë ato me më shumë problematika, pasi temperaturat që shkojnë deri në -15 gradë do të ngrijnë rrugët. Por edhe qytetet si Tirana do të jenë me vlera negative, kryesisht mëngjeseve, ndonëse do të ketë edhe rreze të diellit.

Tanja Porja:

Vala e acartë pritet të shënojë temperatura akoma më të ulëta, ku edhe në zona të banuara termometri do shënojë deri në -15 gradë. Dita e nesërme megjithëse sjell rrezet e diellit, temperaturat do jenë ekstremisht të ulëta. Kjo situatë e acartë pritet të qëndrojë deri në datat 22-23. Rrezet e diellit do sjellin një rritje të lehtë të temperaturave dhe shkrirjet e dëborës. Problematike në zonat malore mbeten ngricat në akset rrugore. Duke qenë se gjatë këtyre ditëve nga e hëna deri nga mesi i javës do jenë në 24 orë në vlera negative, kjo do bëjë të kemi ngrirje të akseve rrugore, në gjithë zonën Lindore. Dëbora në këto zona do të jetë e ngrirë dhe nuk presim situatë pozitive me përmbysje të tablove të vlerave termike. Ky acar i cili vjen nga poli i veriut parashikohet të qëndrojë deri në fund të javës tjetër. Më pas kemi një spostim gradual, nuk është se presim përmbytje të menjëhershme por afrimitet të vlerave më tipike e normale dhe jo këto vlera ekstreme, me minus -14 apo -15 që pritet të qëndrojnë gjatë kësaj jave.

Në Tiranë nuk do ketë më reshje dëbore, por do ndjejmë temepratura më të ulëta se këto që ndjejmë aktualisht?

Pa diskutim sepse edhe Tirana do jetë në vlera negative gjatë gjithë këtyre mëngjeseve. Dëbora do qëndrojë në Malin e Dajtit. Vlerat termike në Tiranë do të arrijnë maksimumin me 5-6 gradë.

*Tiranapost.al