Moti

5 qytetet ku do ketë reshje të dendura sot

5 qytetet ku do ketë reshje të dendura sot

Sot priten reshje mesatare në qarkun Shkodër, reshje lokalisht mesatare në qarqet Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.

Në veri të vendit reshjet pritet të jenë në formën e dëborës, të cilat do të zbresin deri në lartësitë 800 m mbi nivelin e detit.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 16°C
në vendet e ulëta: 9 / 15 °C
në vendet malore: 2 / 10 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.