Mos e beso po deshe, por Johnny Depp-it sapo ia refuzuan propozimin për martesë

E Martë 19 Nëntor 2019, 11:43
TiranaPost

Johnny Depp është sërish beqar. E dashura e tij, ose më saktë ish-e dashura Polina nuk pranoi të hidhte hapa më seriozë në lidhjen e tyre. Ajo i tha ?Jo? propozimit të tij për t`u fejuar dhe u largua për në vendin e saj, në Rusi.
Mbase është trembur nga gjithë lajmet e fundit dhe akuzat e Amber Heard, ish- gruas së tij për dhunë. Një burim pranë Polinës thotë se asaj iu duk çmendura propozimi i tij për martesë. Ajo me vështirësi e ka përballuar betejën ligjore të Depp me ish-gruan.
E sigurt është që Johnny Depp është sërish i lirë.
*Ky post u përshtat nga Metro dhe është realizuar nga Fabjola Hije.