Showbiz

Mori fund! Rihanna ndahet nga i dashuri miliarder pas 3 vitesh romancë

Mori fund! Rihanna ndahet nga i dashuri miliarder pas 3 vitesh romancë

Nuk ishte e thënë të zgjaste më shumë! Rihanna dhe i dashuri i saj miliarder, Hassan Jameel, i kanë dhënë fund lidhjes pas 3 vitesh.

Lajmi është publikuar nga media amerikane “Us Weekly”, por nuk jepen detaje me arsyet që mund ta kenë çuar çiftin drejt këtij vendimi.

Këngëtarja dhe biznesmeni, të dy 31 vjeç, u lidhën në qershor të 2017-s dhe vendosën që ta mbanin larg vëmendjes së publikut marrëdhënien e tyre.

Në qershor të vitit të kaluar, Rihanna pranoi për herë të parë për mediat se ishte e dashuruar me Jameel. E pyetur për martesën apo edhe mendimet për një fëmijë në të ardhmen, këngëtarja tha: “Vetëm Zoti e di, planet e tij”./ Tiranapost.al