Modë

Vdes stilisti Kansai Yamamoto

Vdes stilisti Kansai Yamamoto

Stilisti japonez Kansai Yamamoto, i njohur botërisht për koleksionet e tij avangarde e shumëngjyrëshe ka ndërruar jetë me 21 korrik në moshën 76 vjeç pas një beteje të gjatë me leuçeminë akute. Lajmin e bëri me dije vajza e tij Yamamoto Mirai në një postim në Instagram duke treguar se babai i saj ndërroi jetë paqësisht, i rrethuar nga njerëzit më të dashur.

Vdes stilisti Kansai Yamamoto

Vdes stilisti Kansai Yamamoto

Kansai Yamamoto lindi në vitin 1944, studioi inxhinieri civile para se të tërhiqte vëmendjen ndaj modës. Nga fillimi i viteve 1970 ai u bë projektuesi i parë japonez që mbajti një Walk Show në Londër, që e bëri famoz dhe të dashur ndërkombëtarisht.

Vdes stilisti Kansai Yamamoto

Dizajnet e tij janë cilësuar si ‘dramatike’ , por nuk kanë munguar koleksionet me veshje tradicionale japoneze. Në vitet 1970 dhe 1980, ai solli një frymë të re bashkëkohore të stilit kimono, përqafoi konceptin japonez të ‘Basara’ dhe me dizajnë të guximshme duke mos lënë vend për minimalizëm.

Vdes stilisti Kansai Yamamoto

Vdes stilisti Kansai Yamamoto

Yamamoto ishte protagonist i eventeve të profilit të lartë pothuajse në gjithë botën, nga ‘Sheshi i Kuq’ i Moskës deri në Muzeun Victoria & Albert të Londrës, ku ai mbajti një seri shfaqjesh të modës live në 2013.

Vdes stilisti Kansai Yamamoto