Kur vjen puna tek të njohurit e trendeve të reja, të gjithë i kthejnë sytë nga Parisi. Duke filluar që nga përzgjedhësit e artikujve për dyqanet e mëdha, blogeret, editoret e modës, avokatet me llogari bankare të majme apo investitorët, nuk mungojnë në Paris. Philip Oh dhe fotografët e Vogue kanë përzgjedhur më të mirat e fotove në javën e modës.
1- Me jelek si ato të gjysheve
Dikur këto jelekët “handmade”, na i bënte gjyshja në shtëpi. Ose ndonjë kushërirë që i vinte dorësh për punime shtizash. Madje e zgjidhje si të doje modelin, me qershi, babagjysh, drerë, lule etj. Lloje e soje ngjyrash dhe punimesh.
2- Kambale me çdo gjë
Nuk thonë kot që moda rikthehet. Rreth viteve 2000, kambalet ishin e vetmja gjë që shihje në dyqan këpucësh. Nuk janë elegante aspak, por po t’i kombinosh siç duhet, duken bukur.
3- Lëkurë
Kam dëgjuar intervistën gazetares dhe influencueses, Camille Charriere me Alexa Chung para disa kohësh, tha që edhe pse nuk kishin dalë ende masivisht në modë xhaketat e lëkurës, ajo kishte plot në dollap. Madje tha se ato ishin pjesë e gardërobës së saj të përhershme. Unë po kërkoj ende për xhaketën e preferuar.
4- Jaka të mëdha
Një ndër detajet më të bukura të sezonit.
5- Dy-ngjyrëshe
Pardesy, xhaketa dhe këpucë dy ngjyrëshe. Shkojnë më së miri me xhinse ose pantallona me vija.
6- Kuadrate të mëdha
Mund të jenë edhe printe të ekzagjeruara. Mjafton ti kesh kostum, dhe me ndonjë ngjyrë të pazakontë. E gjithë idea është të eksperimentosh me nuanca të reja.
Foto-Galeri