Shallin më chic dhe prej mëndafshi jua tregon Olivia Palermo se ku ta gjeni

Olivia Palermo është fashion influencer 34 vjeçe në New York e cila ka prezantuar shallin silk, prej mëndafshi më në trend të momentit. Janë shami të markës le scarf që mund të kombinohen me veshjet e vjeshtës dhe dimrit, në madhësi dhe ngjyra të ndryshme.
Për të reklamuar produktin, Olivia shkruan një fjali që i përshtatet kohëve të sotme të pandemisë: Prezantimi i stilit më elegant që mund të bëni është sigurimi i sigurisë së vetes dhe të tjerëve.
Olivia Palermo:
Duke ditur që prezantimi më chic që mund të bëj është siguria ndaj vetes dhe të tjerëve, jam kaq e entuziazmuar të njoftoj linjën e shamive silk nga le.scarf! Kam punuar me ekipin e udhëhequr nga gratë në le-scarf për t'ju sjellë madhësitë dhe ngjyrat e mia të preferuara për Vjeshtë / Dimër të cilat do i zbuloj nesër në Instagram.
View this post on Instagram
Faqja zyrtare e le.scarf: https://www.instagram.com/le.scarf/