Modë

Pse njerëz që kanë shumë lekë në Shqipëri nuk dinë të vishen

Pse njerëz që kanë shumë lekë në Shqipëri nuk

Në Tiranë e Shqipëri ka shumë vajza me stil. Ka dhe shumë vajza gra me llogari bankare të majme.

I sheh kudo, nëpër lokale, restorante, pub-e veshur e ngjeshur nga koka tek këmbët me LV, Gucci, YSL, etj. I sheh me fustane të shtrenjta, si ato të familjes Kardashian, madje duken simotrat e tyre. Nuk është gabim të kesh çantë LV, mos më keqkuptoni. Edhe Jane Birkin franceze është, por çantën e kombinonte tërësisht casual dhe minimaliste.

Nëse deri para dy vitesh bëhej trend me “clash of prints”, në Tiranë kishe “Clash of flashing logos”. Atletet Dolce&Gabanna u kombinuan me streçe lëkure Disquared2, me kapele adidas, t-shirt Moschino, orë Rolex dhe çantë LV. Dhe të gjitha origjinale, nuk e diskutoj. Por edhe pse u veshe me mbi 10.000 euro, a dukesh bukur?

Pse njerëz që kanë shumë lekë në Shqipëri nuk

A dukesh me stil? Sharmante? E zgjuar? E talentuar? E fortë? Sipërmarrëse? Mendje mprehtë? Grua dhe mama ideale? Zonjë për t’u marrë shembull?

Pse njerëz që kanë shumë lekë në Shqipëri nuk

Të gjithë do thonë se filanja ka shumë lekë. Ka dhe makinë të shtrenjtë. Punon në bankë, ose ka biznes, ose, ose, ose.

Nuk e di ku mund të punojë dikush që vishet kaq luks. Ndoshta ka organizatë jo qeveritare. Ndoshta është pedagoge e suksesshme.

Pse njerëz që kanë shumë lekë në Shqipëri nuk

Ndoshta është trashëgimtare pronash, dhe i shet e blen, si Real Estate.

Këtu në Amerikë, ka shumë njerëz të pasur. S’po them për Bill Gates e shokë. Po them për dikë që punon Inxhier, Doktor, Realtor, etj. Kanë makina të mëdha, të reja, por shumica i zgjedhin të thjeshta që nuk bien në sy. Madje, po t’i shohësh e pinë kafen tek Starbucks tek lagja.

Pse njerëz që kanë shumë lekë në Shqipëri nuk

Aty ku e pinë edhe studentët. Nuk i dallon fare që janë milionerë. Kanë veshje të rehtshme dhe këpucë të mira. Por asnjëra nuk janë markë e shtrenjtë luksi. Duken bukur. Ke qejf t’i dëgjosh tek flasin.

Pse njerëz që kanë shumë lekë në Shqipëri nuk

Pse njerëz që kanë shumë lekë në Shqipëri nuk

Dëshiron t’i bësh mentor patjetër. Dëshiron të punosh për ta.

Pse njerëz që kanë shumë lekë në Shqipëri nuk

A është e modës të vishesh nga koka tek këmbët me marka fosforeshente? Apo thjesht dhe bukur, si Jane Birkin?