Pronari i firmës fast fashion ‘Shein’ një nga 25 njerëzit më të pasur në Kinë
E Hënë 14 Nëntor 2022, 10:32
TiranaPost
Chris Xu e ka shndërruar “Shein” në një fenomen të modës së shpejtë në mbarë botën.
1 miliardë dollarë i fitoi kryesisht nga shitjet online vetëm në muajin prill.
Pasuria e tij vlerësohet të jetë në vlerën e 10 miliardë dollarësh, duke hyrë në listën e 100 më të pasurve në Kinë. Chris Xu mban vendin e 25-të.
Shein është një firmë e fast fashion, që do të thotë se prodhon modele të krijuara nga kompani të tjera, por me kosto më të vogla. Fustanet në modë mund të shiten për 10 dollarë, por janë të një cilësie loë cost.
Për nga shitjet, Shein ia ka kaluar edhe H&M dhe Zara-s.