Modë

Arsyeja pse Bottega Veneta në kulmin e suksesit zgjodhi të ikë nga rrjetet sociale!

Arsyeja pse Bottega Veneta në kulmin e suksesit zgjodhi të ikë

Martesa e botës reale me atë sociale fillon pikërisht tani, përpara koleksioneve të vjeshtës. Dizajnerat përfitojnë nga influenca e rrjeteve më popullore (Instagramin, Tik-Tok, Facebook, Twitter etj) për të ngacmuar imagjinatën e blerësëve para sfilatave të shkurtit. Ndaj imagjinoni habinë e të gjithëve kur këtë mëngjes Bottega Veneta, një nga firmat më prestigjoze dhe më më influencë, vendos të mbyllë të gjitha llogaritë në rrjete sociale. Pa Instagram, pa Twitter, pa Facebook, firma luksoze italiane, nën drejtimin e drejtorit krijues Daniel Lee del kundra rrymës.

“Kam që në 8 të mëngjesit sot që mendoj se si, pse dhe çfarë ndodhi.”- thotë Steff Yotka, gazetare e modës dhe kontribuese në Vogue. “Muajin që kaloi, Lee (drejtori kreativ i Bottega Veneta) tha se nuk beson në sfilatat dixhitale. Lee ka punuar me Phoebe Philo gjatë kohës kur ajo ishte drejtuese e Celine. Në atë kohë Celine nuk kishte rrjete sociale si ato që ka sot, dhe as nuk shiste online. E megjithatë Celine kishte dyqanet më luksoze dhe më me stil.”

Inlfuencuesit dhe personazhet publikë kanë bërë që veshjet dhe këpucët e Bottegës të bëhen must në një kohë të shkurtër. Madje edhe ato çizmet e gjelbra, dizajn i 2020-tës u bënë shpejt aksesori hit në rrjete sociale.

Që nga Kylie Jenner me fustanin e kuq, Rihanna dhe Hailey Bieber kanë hedhur foto në rrjetet e tyre sociale me veshje të B.V. Ndryshimi është që këtej e tutje nuk do mund ta etiketojnë dot më @bottegaveneta. Blerësit do duhet të shkojnë në butikët fizikë ose faqet zyrare ku shiten dizajnet e shtëpisë luksoze Italiane.

Arsyeja pse Bottega Veneta në kulmin e suksesit zgjodhi të ikë

Mirë apo keq, shpresojmë të mos zgjasë shumë mungesa virtuale e produkteve të B.V. Online. Kompania aktualisht po punëson një menaxher për të riideuar rrjetet sociale.

*Artikulli i marrë nga Vogue, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.