Modë

Meghan Markle vesh një jumpsuit identik me fustanin e veshur nga Kate Middleton (dhe nuk është hera e parë që ndodh)

Meghan Markle vesh një jumpsuit identik me fustanin e veshur nga Kate

Meghan Markle është frymëzuar nga Kate Middleton mbrëmë, teksa veshi një jumpsuit i cili ishte pothuajse identik me një fustan që kunata e saj kishte veshur në fillim të këtij viti.

Meghan Markle vesh një jumpsuit identik me fustanin e veshur nga Kate

Dukesha e Sussex-it, 40 vjeç, - e cila aktualisht jeton me Princin Harry dhe dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, në një rezidencë 14 milionë dollarëshe në Kaliforni pasi u tërhoqën nga detyrat e tyre mbretërore - iu bashkua bashkëshortit të saj, Dukës, 37 vjeç, në Nju Jork dje për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Nelson Mandelës në selinë e Kombeve të Bashkuara.

Meghan Markle vesh një jumpsuit identik me fustanin e veshur nga Kate

Familja mbretërore e kaloi mbrëmjen e së hënës duke darkuar me miqtë në Tribeca, Locanda Verde, vetëm disa orë pasi Harry mbajti një fjalim të ngarkuar politikisht në ngjarje. Meghan zgjodhi për këtë rast një jumpsuite pa rripa, bardh e zi, të cilin e kombinoi me stileto të zeza dhe një çantë të kuqe.

Meghan Markle vesh një jumpsuit identik me fustanin e veshur nga Kate

Pamja e nënës së dy fëmijëve ishte jashtëzakonisht e ngjashme me atë të veshur nga Dukesha e Kembrixhit, 40 vjeç, në maj - kur ajo doli me një fustan të zi Roland Mouret prej 2,700 £ (3,200 dollarë) me një detaj identik me shirit të bardhë në premierën e Top Gun: Maverick dhe rezulton se kjo nuk është hera e parë që të dyja kunatat kanë veshur veshje që duken praktikisht të njëjta.