Modë

Me trikot me shtiza që i bëjnë gratë, stilistja shqiptare po çmend botën

Me trikot me shtiza që i bëjnë gratë, stilistja shqiptare po

Jemi rritur duke parë gjyshen ose nënën tonë të thurë me shtizë pulovrën apo çorapet e dimrit. Dhe ja moda erdhi sërish!

Moda e trikove është rikthyer vitet e fundit nga shumë prej markave të njohura, si Mark Jacobs apo Chanel.

Me trikot me shtiza që i bëjnë gratë, stilistja shqiptare po

Ndërkohë 25-vjeçarja nga Kosova, Lirika Matoshi, ka rikthyer në modë traditën e nënave shqiptare për të punuar me shtizë shumë nga veshjet.

Me trikot me shtiza që i bëjnë gratë, stilistja shqiptare po

Dizajnuesja shqiptare ka krijuar vetëm dy stile trikosh, me dizajnin e reve dhe të qershive, që janë bërë shumë të famshme.

Me trikot me shtiza që i bëjnë gratë, stilistja shqiptare po

Por e veçanta e tyre është për mënyrën sesi realizohen, janë gra shqiptare që dinë shtiza, një traditë që modës i duhet dhe që shumë nuk e dinë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

I love how our sweaters are made ?

A post shared by Lirika Matoshi (@lirika.matoshi) on

Dikush komenton përse nuk përdoret një makineri për thurje, por Lirika i beson punës që bëhet me dorë dhe pikërisht kjo është e veçanta e këtyre trikove.

Me trikot me shtiza që i bëjnë gratë, stilistja shqiptare po

Për të realizuar një triko të tillë ajo tregon se nevojiten 2-3 ditë pune.

Me trikot me shtiza që i bëjnë gratë, stilistja shqiptare po

Dhe shumë nga gratë shqiptare mund ta shfrytëzojnë këtë talent, për të bërë të njëjtën gjë në shtëpitë e tyre, por edhe jashtë saj.