Kush është vajza nga Tirana që veshi Bella Hadid dhe zbulon sensualen e secilës

Ajo është vetëm 26 vjeçe, prezantoi koleksionin e saj në shkurt në Javën e Modës në Londër dhe për të ka shkruar edhe Forbes, por shumë bashkëkombës e njohën Nensi Dojakën nga postimet e disa orëve më parë të Bella Hadid.
Modelja e njohur u shfaq në eventin e VMA-së me një kombinim të dizajnuar nga shqiptarja, një bluzë tyli unike dhe pantallona serioze.
Vajza me orgjinë nga Tirana ka sjell në botën e modës një frymë të re avangarde. Koleksionin e saj të fundit (një prej veshjeve që mbajti dhe Bella) ajo e përshkruan me tre fjalë: vitet 90’, të fuqishëm, ‘soft’ dhe preciz.

Në veshjet e saj ka një ndërthurje mes trendeve të viteve ’90, por që njëkohësisht ndihet shumë sikur i përkasin të tashmes, pasi ajo frymëzohet edhe nga realiteti i sotëm.
Përmes kontrasteve, koleksioni i Nensit jep shumë vetëbesim, por diku mund të ndjesh brishtësi kundrejt ashpërsisë.
Tekstilet e ndryshme e bëjnë veshjen më intensive dhe krijojnë vulën e saj, për një mënyrë veshjeje që përmbys rregullat dhe jep ndjesinë e poetikes.
“Kush është blerësi yt”, u pyet në një intervistë për Forbes, Nensi, e cila u përgjigj: “Një grua me vetëbesim që nuk ka frikë të duket ndryshe dhe të thyejë atë paramendimin e një ‘veshjeje’ të bukur”./ Referuar Forbes