Nën lupën e Stela Sallakut

Këto çizmet do t’i shihni kudo në Instagram

Këto çizmet do t’i shihni kudo në Instagram

Çizmet deri tek gjuri mund të jenë elementët më të bukur të veshjes, nëse gjeni ato të duhurat. Po si? Duke qenë se vënë në pah gjurin, dhe pjesën e kofshës mund t’jua prishin balancën e look-ut. Këmbët mund të duken të shkurtra dhe busti i gjatë.

Këto çizmet do t’i shihni kudo në Instagram

Ndaj duhet të zgjedhim fillimisht dizajnin që na përshtatet. Mua për shembull, nuk më shkojnë fare ngjyrat e bardha ose ato në pana.

Këto çizmet do t’i shihni kudo në Instagram

Ama janë shumë të bukura! Do preferoja nuancat e drurit, kanellën ose ullirin. Kombinohen më së miri edhe me pardesytë që kam blerë së fundmi nga JCrew.

Këto çizmet do t’i shihni kudo në Instagram

Versioni i rrudhosur, nëse mund ta quaj kështu, është ai që duket më me stil. Shkon me pantallona dhe me funde (blerje e zgjuar). Por blogeret kanë zgjedhur dhe versionin “çorape”, sidomos në ngjyrat e mustardës ose kaki.

Këto çizmet do t’i shihni kudo në Instagram

Mund të bëni plot krijime me to, t’i vishni me fustane apo me bolero të gjata. Me pelush, xhinse dhe ndonjë jelek.

Këto çizmet do t’i shihni kudo në Instagram

Kam blerë vjet tek Mango një palë me dy ngjyra, dhe t’ju them të drejtën i kam veshur përgjatë gjithë sezonit të ftohtë.

Këto çizmet do t’i shihni kudo në Instagram