Modë

Këshilla se si të zgjidhni xhinset perfekte

Këshilla se si të zgjidhni xhinset perfekte

Mesatarisht, gratë dhe vajzat kanë 7 palë xhinse ndër veshjet e tyre. Sot, xhinset janë bërë me të vërtetë universale. Nëse vishni rrobat e duhura me xhinse, mund t'i vishni në teatër ose në një takim biznesi. Por shpesh është vërtet e vështirë të gjesh modelin e duhur të xhinsit, një që mund të fshehë të metat dhe të nxjerrë në pah avantazhet e trupit.

Por në këtë shkrim do të gjeni detajet që duhet t’iu kushtoni vëmendje për të siguruar një palë xhinse të cilat do ti përdorni për vite me radhë.

1. Madhësia

Nëse provoni xhinse që janë paksa të ngushta për ju, mos i hiqni menjëherë, xhinset hapen me kalimin e kohës dhe ato bëhen më të mëdha me rreth gjysmë mase. Nëse po provoni xhinse që janë pak të lirshme, ato do të humbin formën shumë shpejt dhe nuk do të duken aq mirë.

Si të dalloni xhinse perfekte nga ato që janë shumë të vogla? Uluni në një karrige. Nëse xhinset ju bëjnë të ndjeni vështirësi në frymëmarrje masa është shumë e vogël. Nëse ato janë paksa të ngushta, por ju mund ti përballoni, kjo është madhësia perfekte!

2. Copa

Në xhins të mirë, ju mund të shihni fijet që ndërthuren, linjat diagonale. Pjesa e jashtme e xhinse duhet të jetë më e errët se pjesa e brendshme. Në xhins, vetëm fijet që shihen nga jashtë janë të lyera, kjo është arsyeja pse xhinset janë me ngjyrë më të hapur nga brenda.

3. Pjesë metalike

Zinxhiri, butonat dhe elementët e tjerë duhet të jenë prej metali (bakri, alumini, nikeli ose bronzi). Pjesët metalike janë më të qëndrueshme dhe ato janë të mira për xhinset.

Sigurohuni që pjesët metalike të jenë bërë mirë, që të mos ketë defekte dhe zinxhiri të mbajë mirë kur është lart.

4. Madhësia e xhepit

Xhepat e pasmë duhet të jenë proporcionalë me madhësinë e kofshës ose do të prishin pamjen e trupit. Nëse keni ije mjaft të mëdha, mos blini xhinse me xhepa të vegjël, sepse ijet tuaja do të duken edhe më të mëdha. Dhe vajzat me ije më të vogla nuk kanë nevojë për xhepa të mëdhenj pasi ato do t'i bëjnë të duken edhe më të vogla.

5. Distanca midis xhepave

Nëse distanca midis xhepave të pasëm është shumë e gjerë, kjo do të bëjë që ijet të duken më të mëdha se sa janë në të vërtetë. Dhe nëse distanca është e vogël, ijet do të duken më të vogla. Ju mund ta përdorni këtë truk për të rregulluar mënyrën se si duket trupi juaj. Nëse nuk keni nevojë të përdorni këto iluzione, zgjidhni modelet me një distancë të moderuar midis xhepave të pasmë.

6. Etiketa

Etiketa mund të jetë prej lëkure ose pëlhure. Shkrimet dhe simbolet e qëndisura ose të stampuara janë një tjetër shenjë e xhinseve me cilësi të mirë dhe etiketat shpesh mund të shfaqin informacione në lidhje me xhinset. Kushtojini vëmendje sa mirë dhe në mënyrë të vendosur është e qepur etiketa në xhinse. Nëse qepja është bërë dobët, është më mirë të kërkoni një model tjetër.

*Artikulli i marrë nga Bright Side. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.