Modë

Jimmy Choo dhe Timberland krijojnë çizmet më luksoze të vjeshtës

Jimmy Choo dhe Timberland krijojnë çizmet më luksoze të

Pas bashkëpuniminit më të guximshëm të këtij sezoni fshihet pikërisht shtëpia britanike Jimmy Choo. Ndërthurja e magiisë së brandit Jimmy Choo me trashëgiminë e Timberland, sjell koleksionin kapsulë më luks që keni parë ndonjëherë.

Jimmy Choo ka menduar të eksplorojë horizonte të reja krijuese, duke ndërthurur luksin dhe funksionalitetin. Pas bashkëpunimit me Karl Lagerfeld, Stella McCartney, dhe Madonna, Katie Holmes dhe Michelle Obama, etiketimi britanik ka marrë nën kontroll Timberland për të dizenjuar një koleksion krejt ndryshe.

Jimmy Choo dhe Timberland krijojnë çizmet më luksoze të

?Modelet klasike të Timberland, ndërthuren me elementë Swarovski në bordurën e jashtme të këpucës. Vetë idea e bashkëpunimit vjen nga ndërthurja e stileve mashkullore me atë femërore në një produkt të vetëm.

Përveç kësaj, krijimi është një model ultra-luksoz i zbukuruar plotësisht me kristale me vlerë 4000 euro. Në të shkrihen e shpirtit të tapetit të kuq, me çizmen klasike të verdhë deri tek kyçi i këmbës.

Për secilën palë të shitur, Timberland është e angazhuar të mbjellë një pemë për shkak të qasjes ekologjike.

Linku origjinal: https://www.vogue.fr/mode/article/jimmy-choo-timberland-collaboration-bottines-swarovski