Modë

H&M kritikohet në rrjet për koleksionin e Simone Rocha: Keni harruar gjysmën e popullsisë

H&M kritikohet në rrjet për koleksionin e Simone Rocha: Keni

Marka H&M njihet për bashkëpunimet e mëdha me dizajnerët dhe markat e tyre, por së fundmi ka marrë kritika në rrjet. Koleksioni i ri i H&M me Simone Rocha u zbulua të premten e kaluar, por ajo që u vu re ishte mungesa e masave të mëdha. Nisur nga kritikat në rrjet, Simone Rocha reagoi duke thënë se koleksioni është bërë për njerëz të të gjitha moshave dhe madhësive, apo kombësive.

Në një video promovuese, aktorja e ‘Normal People’ Daisy Edgar-Jones shihet duke modeluar me disa nga rrobat ndërsa thotë: "Ndjej që janë bërë për të gjithë, gjë vërtetë e mrekullueshme."

Në faqen zyrtare në Instagram, H&H njoftonte se nga 11 marsi, do të jenë në dispozicion masat nga XS në L në vendet europiane, ndërsa në SHBA do ketë gjithashtu Xl. Po XXL?

Një nga përdorueset në Twitter shkruan: 'Në fakt, është një për gra si unë që mund të kursejnë për vite me radhë dhe akoma nuk janë në gjendje të veshin një nga këto veshje të bukura. Të gjitha madhësitë nuk është një frazë që mund të thuash për ti bërë të gjithë të ndjehen të përfshirë'.

Shumë të tjerë kanë vijuar me komentet duke thënë se masa L e H&H në fakt është e vogël për to.

H&M kritikohet në rrjet për koleksionin e Simone Rocha: Keni

Aktorja e Derry Girls, Siobhan McSweeney shkroi gjthashtu në Twitter duke thënë se ndihet e zhgënjyer. "Përsëri një tjetër dizajner që pretendon të jetë gjithpërfshirës, por duke mos përfshirë madhësinë që do të përfshinte gjysmën e popullsisë që ajo synon."

*Tiranapost.al