Modë

Gazetari ikonik i modës Andre Leon Talley shuhet në moshën 73-vjeçare

Gazetari ikonik i modës Andre Leon Talley shuhet në moshën
Ikona e modës dhe ish-redaktori i Vogue, André Leon Talley , ka vdekur në moshën 73-vjeçare.

“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të André Leon Talley më 18 janar 2022 në Nju Jork”, thuhet në një deklaratë.

Gazetari ikonik i modës Andre Leon Talley shuhet në moshën

Shkaku i vdekjes së tij nuk u bë i ditur.

"Gjatë pesë dekadave të fundit si një ikonë ndërkombëtare Talley ishte i besuari i Yves Saint Laurent, Karl Lagerfeld, Paloma Picasso dhe ai kishte një prirje për zbulimin dhe edukimin e stilistëve të rinj. Linja e tij u shfaq në Vanity Fair, HG, Interview, Ebony dhe Women's Wear Daily dhe ai ishte redaktor i Numero Russia”, vazhdoi deklarata.

Talley ishte një gazetar amerikan i modës i njohur për punën e tij në formimin e Vogue të SHBA-së dhe modës në tërësi. Ai ishte drejtor i lajmeve të modës të revistës nga viti 1983 deri në 1987 dhe drejtor kreativ i revistës nga 1988 deri në 1995. Më vonë u bë kryeredaktor, post që e mbajti deri në vitin 2013.

Gazetari ikonik i modës Andre Leon Talley shuhet në moshën

Në vitin 2014, ai u emërua drejtor artistik i Zappos Couture dhe ka qenë në Bordin e Administratorëve të Kolegjit të Artit dhe Dizajnit Savannah që nga viti 2000.

Talley iu dha çmimi ‘’Chevalier de l'Ordre des Arts et des Lettres’’ nga Republika Franceze në vitin 2020 dhe çmimi i Guvernatorit të Karolinës së Veriut për letërsinë në vitin 2021. Ai ishte një anëtar i vjetër i Kishës Baptiste Abisiniane të Harlemit.

Në vitin 2017, regjisori Kate Novack publikoi një dokumentar, "Ungjilli sipas Andre", për legjendën e stilit - duke filluar nga edukimi i tij modest e deri në ngritjen e tij në majat e industrisë së modës.

Tiranapost.al