Modë

Çfarë jake të shkon sipas formës së trupit?

Çfarë jake të shkon sipas formës së trupit?

Ndonjëherë një ndryshim i vogël mund të jetë si nata dhe dita, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë kur bëhet fjalë për botën e modës. Lloji i jakës ose dekoltesë, si çdo gjë tjetër, mund t`i përshatet formës së trupit. Jo çdo jakë i shkon ç`do trupi.

Jaka rrumbullake

Çfarë jake të shkon sipas formës së trupit?

Ky është dizajni klasik. Vë në pah në fytyrën dhe shpatullat. Afërsia e saj me mjekër krijon iluzionin e gjinjve më të mëdhenj dhe një qafe më të shkurtër.

Për kë rekomandohet:

Gratë me qafë të gjatë dhe fytyrë të hollë, si dhe ato me shpatulla të gjera ose me gjoks të mesëm ose të vogël, mund të përfitojnë nga kjo dekolte.

Jaka katrore

Çfarë jake të shkon sipas formës së trupit?

Kjo dekolte është gjithmonë një mundësi e mirë për ta bërë veshjen e thjeshtë pak më të veçantë.

Për kë rekomandohet:

Ky dizajn është perfekt për vajzat me gjoks të madh, sepse zbulon shumë. Mund të përdoret gjithashtu për të dhënë përshtypjen se keni një qafë më të madhe ose shpatulla më të gjera pasi e gjithë ideja është të krijoni këtë lloj kontrasti midis gjinjve dhe qafës.

Jakë V

Çfarë jake të shkon sipas formës së trupit?

Ky është një model tradicional që favorizon të gjitha llojet e trupit, por gjithmonë duhet të merrni parasysh thellësinë e jakës.

Për kë rekomandohet:

Jaka V është ideale për gratë me gjoks të madh. Ato me gjoks të vogël duhet ta kenë jakën, nëse zgjedhin V-në më pak të thellë, në mënyrë që ta tërheqin vëmendjen me fytyrën dhe jo me gjoksin e vogël. Është gjithashtu një aleate e shkëlqyer për vajzat me shpatulla të gjera.

Jakë këmishe

Çfarë jake të shkon sipas formës së trupit?

Ky është mbase stili më tradicional dhe i përshtatet të gjitha llojeve të trupit. Nëse dëshironi të arrini një pamje klasike, femërore që ka edhe një elegancë, ky është opsioni i duhur.

Për kë rekomandohet:

Kjo dekolte e lirshme favorizon gratë me gjoks të madh. Ata me qafë shumë të hollë mund të përdorin jakën për të dhënë përshtypjen se kanë një qafë më të gjerë.

Supet jashtë

Çfarë jake të shkon sipas formës së trupit?

Është një stil femëror dhe flirtues që nxjerr në pah kockën e klavikulës dhe fytyrën.

Për kë rekomandohet:

Është ideale për vajzat me shpatulla të ngushta pasi i zgjat ato dhe i bën të duken më të gjera. Është gjithashtu një zgjedhje e mirë për gratë me gji mesatar ose të vogël.

Jakë asimetrike

Çfarë jake të shkon sipas formës së trupit?

Kjo dekolte avangarde është zgjedhja perfekte për të zbukuruar një veshje pa humbur seriozitetin e saj. Kjo kthesë e papritur mund ta bëjë një veshje të paharrueshme.

Për kë rekomandohet:

Gratë me shpatulla të ngushta dhe krahë të hollë që duan të zgjerojnë këto pjesë të trupit për një rast të veçantë duhet të zgjedhin këtë dekolte.

Gjysmëgolf

Çfarë jake të shkon sipas formës së trupit?

E çon veshjen në një tjetër nivel dhe shkon sidomos në qafat e gjata dhe kombinuar me minifund.

Me rrip në qafë

Çfarë jake të shkon sipas formës së trupit?

Ky është një dizajn i freskët dhe jo aq i zakonshëm që i shton befasi një veshjeje. Është mënyra më e mirë për t’u dukur moderne dhe me stil në të njëjtën kohë.

Për kë rekomandohet:

Ky stil është ideal për gratë me shpatulla të gjera.

*Burimi Bright Side