Modë

Dyqane të mbyllur dhe vende pune të shkurtuara, a po falimenton Victoria`s Secret?

Dyqane të mbyllur dhe vende pune të shkurtuara, a po falimenton

Pandemia ka prekur edhe sektorin e modës. Gjiganti “Victoria`s Secret” është duke marrë disa masa për të lehtësuar vështirësitë ekonomike. Sipas Bloomberg, aksionet janë rritur këtë të mërkurë që kaloi me 5%, rritja më e madhe që nga 24 marsi.

Kjo rritje i dedikohet sezonit të verës së shitjes së rrobave të banjës nga rrjeti “Bath & Body Works”. Megjithatë kompania po merr masat për të ulur kostot duke eliminuar 850 vende pune, zyre. Nga kjo masë pritet të kursejë rreth 400 milionë në vit dhe 175 milionë dollarë për pjesën e mbetur të 2020-ës, shpenzime këto të mirëmbajtjes së zyrave, qirave, pagave dhe faturave të tjera. Vendet e punës që do shkurtohen janë kryesisht në rol menaxherial.

Megjithatë, situata në përgjithësi nuk duket fort e mirë. Dega e Victoria`s Secret në Fairfield do të mbyllet përgjithmonë.

Vetëm në maj u mbyllën 250 degë dyqanesh të kësaj kompanie nga pandemia.

Mediat, siç është bërë zakon prej vitesh për Victoria`s Secret po flasin për një falimentim. Po a do t`ia dalë ta ngrejë kokën edhe këtë herë?

*Burimi Bloomberg