Modë

Dolce&Gabbana nuk do të përdorë më gëzof kafshësh në koleksionet e saj duke filluar nga ky vit

Dolce&Gabbana nuk do të përdorë më gëzof

Dolce&Gabbana ka njoftuar ditën e sotme se do të heqë dorë nga përdorimi i gëzofit të kafshëve në koleksionet e saj duke filluar nga ky vit.

Shtëpia e modës në Milano i bashkohet markave të tjera luksoze përfshirë Armani, Gucci, Prada dhe Moncler, në respektimin e udhëzimeve të vendosura nga ‘Fur Free Alliance’, një rrjet i grupeve të të drejtave të kafshëve në mbarë botën.

"Dolce&Gabbana po punon drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme në të cilën nuk mund të mendohet për përdorimin e gëzofit të kafshëve," tha në një deklaratë drejtori i marketingut i Dolce&Gabbana, Fedele Usai.

Italia ka ndaluar kultivimin e gëzofit nga ky vit, duke iu bashkuar rreth 20 vendeve që kanë ndaluar ose kufizuar kultivimin e gëzofit gjatë dy dekadave të fundit.