Të vogla, të mesme apo të mëdha, shtëpitë e modës kanë rikrijuar çantat ikonë duke i dhënë nota pak më casual. Prerje pak më praktike, moderne ama nëpër venat e tyre ka ende “couture”, ose modë të cilësisë së lartë. Nëpër modelet e larmishme ka linja të pastra, qepje në materiale lëkure, teksturë dhe punim krejt origjinal.
1- Chanel 19
Çanta Chanel 19, krijuar me mjeshtëri nga Karl Lagerfeld dhe Virginie Viard është prezantuar për herë të parë në koleksionin ready-to-wear vjeshtë-dimër ‘19-‘20. Për vjeshtë ‘20 do ndryshojë paksa ngjyrë, do bëhet blu turquoise, jeshile, e kuqe e zënë dhe rozë fuchsia. Pa përmendur versionet klasike: e zezë, bezhë dhe lëkurë e bardhë. Po ç’ne ky emër, Chanel 19? Po sipas vitit të krijimit, si dhe për të rikujtuar versionin 2.55 që krijoi vetë Coco Chanel në 1955.
2- Celine: Tambour
Me pamjen frymëzuar nga vitet shtatëdhjetë, çanta Tambour e Celine, rikthehet me logon legjendare të Triumfit. Edhe pse emri dhe forma janë frymëzuar nga daullet e Rojeve Republikane Franceze, dizajni vjen nga arkivat e shtëpisë së modës, krijuar në 1972 nga Celine Vipiana.
3- Dior: Bobby
Krijim i Maria Grazia Chiuri, me cepat e rrumbullakosur, Bobby është moderne por njëkohësisht e pavdekshme. Emri? Frymëzuar nga qeni i monseur Dior, por me logon legjendare CD.
4- Saint Laurent: Kaia
Frymëzuar nga Kaia Gerber, krijuar nga Anthony Vaccarello për pranverë-verë 2020. Mund të mbahet në sup apo diagonal.
5- Balenciaga: Neo Classic Mini
Këtë vit Balenciaga feston 20 vjetorin e çantës klasike të saj. Demna Gvasalia, dizajneri i shtëpisë së modës, krijoi mbi versionin origjinal të çantës, duke shtuar detajet karakterizuese të tij. Lëkura të ngurta me elementë novatorë.
6- Louis Vuitton: Petit Noè
Fillimisht u dizenjua nga vetë Louis në 1932, por çanta “Petit Noè” vjen me një tjetër version nga Nicolas Ghesquère. Mbahet si çantë supi për paradite, ose dhe fundjavë.
7- Gucci: Jackie 1961
Alessandro Michele frymëzuar nga versioni i 1961 i çantës krijuar për Jackie Kennedy, rikrijon të njëjtin model për koleksionin vjeshtë-dimër ‘20-‘21. Një kryevepër e shtëpisë së modës Gucci.
8- Burberry: Pocket mini
E dua shumë këtë! Burberry Pocket Bag (çanta me xhep), ridizenjuar nga dizajneri Riccardo Tisci për vjeshtë-dimër ‘20-‘21, çanta, e cila mbahet në dorë ose krah, u prezantua në një llojshmëri ngjyrash dhe masash.
9- Bottega Veneta: Chain Cassette
Çanta e lëkurës, me ngjyrë sorbeto limoni, të kujton luksin e viteve ‘70. Qepur me kuadrate të mëdha, dekoruar me zinxhir floriri, çanta mbahet në dorë ose sup. Dashuri me shikim të parë!
Linku origjinal: https://www.vogue.fr/mode/article/mode-sacs-stars-marques-rentree-automne-2020