Modë

Atletet e bardha 70 dollarëshe që tani po i veshin të gjithë

Atletet e bardha 70 dollarëshe që tani po i veshin të gjithë

Në vitin 1977 disa fotot të Farrah Fawcet u kthyen në virale. Ajo u fotografua teksa kishte hipur mbi një skateboard dhe në këmbë mbante veshur një palë atlete klasike, 'Classic Cortez' të markës Nike.

Atletet e bardha 70 dollarëshe që tani po i veshin të gjithë

Atletet me logon e markës së njohur botërisht Nike, herë të zezë, blu, të bardhë e herë të kuqe u kthyen në must për adhuruesit e modës dhe prej asaj kohe asgjë nuk ka ndryshuar. Po vishen në çdo rast, nga shfaqjet e modës, tek darkat e shëtitjet me qenin. Natyra universale e atleteve është provuar e sprovuar dhe trendi nuk po ikën as këtë vit të 2021-shit. Për më tepër mund ti blejnë përgjithësisht të gjithë, pasi kushtojnë 70- 75 dollarë.

Por si po i veshin të famshmit, me çfarë po i kombinojnë? Shih fotot si më poshtë:

-Kristen Stewart

Atletet e bardha 70 dollarëshe që tani po i veshin të gjithë

 

Kristen Stewart dëshmoi se atletet ishin të përshtatshme edhe për fustanet. Ajo i veshi atletet e bardha me logon ngjyrë të zezë me një fustan të bardhë me kuadrate të zinj dhe sipër një xhaketë lëkure të zi me pjesë pelushi në jakë.

Atletet e bardha 70 dollarëshe që tani po i veshin të gjithë

-Emily Ratajkowski

Atletet e bardha 70 dollarëshe që tani po i veshin të gjithë

Ratajkowski ka dalë shëtitje me qenin dhe në këmbë ka veshur atletet Nike. Sipër mban pallton me gëzof ngjyrë portokalli. Edhe Kourtney Kardashian gjithashtu e ka blerë gëzofin më in të 2021-shit. Duke qëndruar besnike ndaj shijeve të saj të modës, modelja ka veshur pantallona të gjera dhe një bluzë të thjeshtë të bardhë poshtë. 

Atletet e bardha 70 dollarëshe që tani po i veshin të gjithë

-Martha Hunt

Atletet e bardha 70 dollarëshe që tani po i veshin të gjithë

Për stil më femëror, modelja Martha Hunt i ka veshur atletet me një fund material mëndafshi. Ateletet komplet të bardha janë një mundësi e shkëlqyer për ata që kërkojnë stil pak më universal. Sigurohuni që ngjyra e çantës të sinkronizohet me atletet si në këtë rast. 

Atletet e bardha 70 dollarëshe që tani po i veshin të gjithë

Kaia Jordan Gerber

Atletet e bardha 70 dollarëshe që tani po i veshin të gjithë

Gerber zgjodhi të kombinonte atletet klasike të sajat me një bluzë të gjatë oversize të kuqe me shkrime të stampuara ngjyrë të bardhë dhe një kapelë të zezë.

Atletet e bardha 70 dollarëshe që tani po i veshin të gjithë

Bella Hadid

Atletet e bardha 70 dollarëshe që tani po i veshin të gjithë

Bella Hadid shfaqet e gjitha me të bardha, me joggers, atletet klasike dhe një bluzë sport gjysmë-golf të ngjitur pas trupit. Si në dimër dhe në verë, ky stil shkon kurdo, Bellas po e po! 

Atletet e bardha 70 dollarëshe që tani po i veshin të gjithë

*Tiranapost.al.