Modë

Amina, vajza që dizajnoi këpucët e famshme plastike (që mbushën tregjet shqiptare me imitime)

Amina, vajza që dizajnoi këpucët e famshme plastike (që

Këpucët e tejdukshme me detajet e kristaleve, që të kujtojnë ato të Hirushes, janë muajt e fundit të preferuarat nga shumë prej blogereve. Pavarësisht se në këtë periudhë mundësitë për t’i veshur janë të pakta, sërish nuk i rezistuan blerjes së tyre. Shtuar faktit që imitimet e tyre janë përhapur edhe në Shqipëri, në versione të ndryshme.

Amina, vajza që dizajnoi këpucët e famshme plastike (që

Vajza që fshihet pas këtyre këpucëve quhet Amina Muaddi dhe dizajnet e saj kanë tërhequr vëmendjen e një ylli në veçanti: Rihanna-s. Këngëtarja ka zgjedhur Amina-n për të dizajnuar koleksionin e saj të fundit të këpucëve, Fenty.

“Marka Fenty kontaktoi me mua, sepse RiRi i pëlqente dhe i vishte këpucët e mia”, thotë ajo për “Harper’s Bazaar”.

Amina, vajza që dizajnoi këpucët e famshme plastike (që

Ajo tregon se e takoi këngëtaren në një festë në Paris, ku u përqafuan dhe treguan dashurinë për markat e njëra-tjetrës. Më pas ajo tregon se ideja për një dizajn të ri nisi nga dëshira për ta bërë çdo grua të ndihet paska si Rihanna.

Amina, vajza që dizajnoi këpucët e famshme plastike (që

Amina kujton se frymëzimi i saj i modës është mami i saj, që ka pasur gjithmonë një dhunti për të qenë në stil.

“Nëna ime u rrit në Rumani gjatë periudhës komuniste. Më pas u zhvendos në Jordani dhe gjithmonë sillte gjëra të bukura në shtëpi. Rrënjët e mia do të jenë gjithmonë një burim frymëzimi për mua. Në moshën 16 vjeçe u zhvendosa në Itali për shkollën e mesme dhe më pas shkova për të studiuar në Institutin Europian të Dizajnit”, tregon ajo.

Amina, vajza që dizajnoi këpucët e famshme plastike (që

Markën që mban emrin e saj, Amina Muaddi, ajo e krijoi në 2018-n, që rezultoi një nga markat më të kërkuara të këpucëve në fund të 2019-s. Tashmë ajo dizajnoi për markën Fenty sandalet me rripa dhe lidhje, që ia shohim thuajse në çdo dalje Rihanna-s.

Amina, vajza që dizajnoi këpucët e famshme plastike (që

Fatkeqësisht, një dizajn kaq i pastër dhe një sukses kaq i madh vjen me një kosto: taka e veçantë e bën shumë të lehtë që të tjerët ta kopjojnë punën e saj. Po ajo që e shqetëson më shumë dizajnuesen është se kur këpucët që imitohet kushtojnë aq pak, kushtet e punonjësve janë çnjerëzore, të drejtat e tyre apo pagat./ Burimi Harper's Bazaar

Amina, vajza që dizajnoi këpucët e famshme plastike (që