Showbiz

Miqtë tregojnë për Xhevdet Ferin detaje nga jeta që nuk ishin bërë publike më parë

Miqtë tregojnë për Xhevdet Ferin detaje nga jeta që nuk

Tek Rudina u mblodhën disa nga miqtë më të mirë të Xhevdet Ferit, artistit që u nda nga jeta ditën e djeshme, në moshën 59-vjeçare.

Ata e nisën që nga dita që Xhevdeti hyri në Akademi.

“Ishte më i prirur në shkencat ekzakte, donte të bëhej arkitekt ose inxhinier, fati e deshi të bëhej aktor dhe suksesi i mëvonshëm e tregoi se ishte në vendin e duhur”, tha Petrit Beci.

Më pas shtuan se në ditën e konkurimit në Akademi, dikush nga anëtarët e jurisë kishte thënë: “Edhe sikur një student të ishte numri i pranimeve, ky do hynte patjetër”, duke vlerësuar paraqitjen e tij, sytë melankolik, qëndrimin, zërin.

Edhe Alma Çupi, ish-studente e tij tregoi një histori që i kish shenjuar jetën e saj që lidhej me Xhevdet Ferin që e kishte misionin e tij në jetë të ndihmonte studentët, ata të talentuarit.

“Ishte një event që zhvillohej në Maqedoni dhe profesor Xhoda kishte bërë gati një monolog, por s`kishte shumë kohë për ta mësuar. Unë e përgatita për 10 ditë, sigurisht që s’pata shumë kohë dhe kishte vend për përmirësim, por ai më tha bravo dhe më puthi në kokë. Nuk e harroj vitin 1992. Për mua ishte e rëndësishme jo vetëm për aspektin profesional, por edhe për të dalë jashtë Shqipërisë”.

Miku i tij i mirë tregoi se kish qenë bashkë me të në komision kur në Akademi konkuroi Admir Sorra, djali që luante Gjinon në “Përrallë nga e kaluara”.

Edhe pse Xhoda e kishte mik, ia njihte aftësitë, edhe pse e dinte që Admiri kishte përballuar dhe bërë një rol shumë të mirë, e mbajti deri në fund. Ia bëri provimin si gjithë të tjerët. E pyeti, bënë dialogje bashkë, për ta justifikuar deri në fund pranimin e tij në Akademi.

Më pas treguan edhe për çastet e para pasi Xhevdet Feri mbylli sytë.

“Ne miqtë që ishim aty me Zetën në spital filluam të qanim. Po Zeta, një labe e forte, na e mblodhi të gjithëve. Mblidheni veten dhe mbajini lotët se Xhoda s`do donte të na shikonte kështu”, tregoi Gazment Gjoka.

*Ky post u realizua nga Fabjola Hije zbardhur nga Rudina në Tv Klan