Aktualitet

Miliona euro në “Toyota Yaris”, Prokuroria e Belgjikës kërkon dëshminë e Bashës

Miliona euro në “Toyota Yaris”, Prokuroria e Belgjikës

Prokuroria belge kërkon të marrë në pyetje kreun e PD-së, Lulzim Basha, si person që ka dijeni për ngjarjen e bllokimit të 3.4 mln eurove të fshehura në “Toyota Yaris”, në muajin qershor të vitit të kaluar në Durrës.

Mediat raportojnë se pas kësaj kërkese, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka caktuar një seancë pyetjesh për Bashën.

Kujtojmë se për këtë rast Basha ka akuzuar Taulant Ballën, duke thënë se është i përfshirë, ky i fundit ka mohuar akuzat dhe e ka çuar çështjen në gjykatë për shpifje. Gjyqi mes tyre vijon

Mjeti ishte nisur nga Belgjika dhe nuk kishte destinacion përfundimtar. Mjeti tip “Toyota Yaris”, ku u gjetën paratë ishte në një koncesion bashkë me mjete të tjera të cilat ishin porositur për shitje në Shqipëri, ndërsa ende po hetohet për dërguesin dhe porositësin e mallit./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/u-kapen-3-4-milione-euro-ne-makinen-toyota-yaris-dy-te-arrestuarit-kerkojne-lirine-ne-gjykate/

http://www.tiranapost.al/gjyqtari-pyet-avokatin-e-bashes-ku-e-mori-vesh-per-perfshirjen-e-balles-ne-ceshtjen-toyota-yaris-ja-pergjigjia-e-tij/

http://www.tiranapost.al/toyota-yaris-taulant-balla-prova-te-reja-ne-prokurori/