Aktualitet

Meta viziton në spital 16-vjeçaren e mbijetuar nga tragjedia në Bulqizë: Do jem gjithmonë pranë tyre

Meta viziton në spital 16-vjeçaren e mbijetuar nga tragjedia në

Presidenti Ilir Meta vizitoi sot në Spitalin e Traumës të mbijetuarën nga tragjedia në Ostren të Bulqizës, ku humbi jetën nëna me dy fëmijët. Pasi pa gjendjen shëndetësore të 16-vjeçares Merita Tola, Meta u shpreh për mediat se do të jetë gjithmonë pranë familjes për të kaluar këtë dhimbje.

"Për fat të mirë gjendja e Meritës, vajzës nga Bulqiza është e mirë dhe e qëndrueshme dhe mjekët po bëjnë një punë shumë të mirë për ta mbajtur jashtë çdo rreziku. Sikurse dimë ka ndodhur një dramë shumë e madhe në familjen e saj. Shpreh ngushëllimet më të ndjera për gjithë familjen Tola, për komunitetin e Ostrenit dhe Bulqizës, dhe siguroj që do të jem gjithmonë pranë tyre për të kaluar këtë dhimbje të jashtëzakonshme dhe të pangushëllueshme", tha Meta.

Rajmonda Tola, 45 vjeçe, u gjet e pajetë në banesën e saj në fshatin Ostren nga kunata e saj, së bashku me vajzën 22-vjeçare Rudina dhe djalin Fatjonin 15 vjeç. Ndërkohë vajza tjetër e shtëpisë, 16-vjeçarja Merita, u gjet me shenja jete dhe arriti të mbijetonte.

Dy nga dyshime për të cilat po hetohet është asfiksmimi si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombola dhe helmimi nga ushqimi. Do jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të zbulojë shkakun e vërtetë, që çoi në tragjedinë e rëndë./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/tragjedia-ne-bulqize-mister-vdekja-e-nenes-me-dy-femijet-dy-dyshimet-e-hetuesve/