Aktualitet

Meta nuk është vetem sot në Korçë

Duket sikur Ilir Meta ka zgjedhur shokun e Zenit dhe shokun e Berishës për të uruar Bashën!

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të urojë me shokët e tij nga Korça, gazetën "Rilindja Demokratike" që festoi sot 27 vjetorin.

Ai shkruan në faqen e tij zyrtare:

?Sot në 27-vjetorin e gazetës së parë opozitare "Rilindja Demokratike" i uroj nga Korça, shumë suksese e jetë të gjatë, bashkë me dy gazetarët e njohur Çim Peka dhe Fahri Balliu.?

Kjo është Shqipëria që duam! Bashkëpunuese dhe miqësore në festat e njëri-tjetrit. Edhe pse e kemi të veshtirë të kuptojmë nëse tre shokët në foto po urojnë vërtet apo bëjnë shaka më festën e RD?!

Duket sikur Ilir Meta ka zgjedhur shokun e Zenit dhe shokun e Berishës për të uruar Bashën!

 tiranapost.al