Nën lupën e Stela Sallakut

Më mirë një çantë Zara se sa një Celine “first replica”

Më mirë një çantë Zara se sa një Celine

Kam parë para disa ditësh, disa vajza me çanta Celine të zeza ose portokalli teksa po kaloja në bulevard. I numërova për kuriozitet më shumë, njëra ishte mbi një biçikletë shumë të bukur rozë. Dy të tjera ecnin para meje me kapelet fedora, por nga ato të leshtat. Një tjetër po priste në stacionin e autobuzit me syzet e mëdha pasqyrë. Të tjerat i pash tek Artigiano. Ishin veshur e ngjeshur, me truk të dukshëm, këmisha me shkëlqim dhe pantallona xhins.

[caption id="attachment_425015" align="aligncenter" width="1000"] Foto nga Google[/caption]

Ndërkohë unë kisha një dizajn klasik të çantës Lancetti, firmë që nuk njihet në vendin tonë, por kam disa vite që e përdor. Bëjnë çanta të përditshme shumë minimaliste, pak a shumë si COS. I dua shumë gjërat unike, ato që i kam vetëm unë. Aksesorë apo rroba qofshin, nuk ka rëndësi kostoja, por mjafton të jenë të personalizuara. Në fakt, lë kokën për ato që janë dizenjuar nga kolegë fashion designer, edhe pse mund të jenë të panjohur.

[caption id="attachment_425016" align="aligncenter" width="225"] Foto nga Google[/caption]

U bëra kurioze për çantat që pashë, dhe pa u menduar gjatë, kërkova në Google “sa kushton një çantë Celine”. Ja rezultati.

Çmimet janë të larta, sepse dihet që cilësia është e në harmoni dhe me çmimin. Janë dizenjuar enkas për gra dhe vajza në karrierë, të cilat veshin edhe këpucë me lëkurë aligatori dhe unaza diamanti.

E meqë jemi këtu, të duhet dhe veshja pastaj që të kombinohet me çantën. Duhet të veshësh ndonjë nga ato firmat motra të Celine, se të vjen keq ta kombinosh me xhinse dhe t-shirt. Bashkë me çantën të vjen dhe një manual përdorimi, i cili të shpjegon me detaje materialin, të thotë se nuk duhet ta mbash në mot me shi e as në diell të fortë. Ta pastrosh me kujdes me mjete speciale enkas për të.

[caption id="attachment_425019" align="aligncenter" width="500"] Foto nga Google[/caption]

[caption id="attachment_425020" align="aligncenter" width="768"] Foto nga Google[/caption]

A ia vlen të harxhosh 2000€ për një çantë të tillë?”, artikulli thoshte se kishte 6 arsye pse duhet të kesh një Celine. Edhe pse do të thotë të shpenzosh kursimet e jetës, ia vlen.

[caption id="attachment_425021" align="aligncenter" width="500"] Foto nga Zara[/caption]

A ishin apo jo Celine ato që pashë, nuk e di. Ama, t’ju them të drejtën preferoj një nga Zara se sa një imitim Celine, Fendi, Prada apo Chanel./Tiranapost.al