Aktualitet

Marrëveshja e re Rama-Basha/ Mustafa Nano: Jeni fëmijërorë! Pse, Amerikës do t’ia hidhni ju?!

Marrëveshja e re Rama-Basha/ Mustafa Nano: Jeni fëmijërorë!

Mustafa Nano komentoi në emisionin “Provokacija” një marrëveshje të re Rama-Basha, të cilën moderatori e komentoi si sjellje fëmijërore nga dy liderët politikë dhe një mënyrë për t'ia hedhur Amerikës.

Monologu i plotë: 

Do të ketë një marrëveshje të re Rama-Basha. Është frika që do t’i bëjë ata bashkë. Por nuk kanë për të shpëtuar. SPAK-u po vjen. Edhe ambasadorja amerikane po vjen. Të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë u gëzuan se u doli ngjarja e Iranit, që ata menduan se do bënte të harrohej ngjarja e ardhjes së SPAK-ut. Por e patën kot. E gjitha përfundoi në një komedi gazmore. Të dy, edhe Rama, edhe Basha, u munduan shumë, por nuk ia arritën ta bllokonin SPAK-un. Rama e kishte shpresën te kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, por edhe kjo kartë nuk i eci. Askush nuk mund ta frenojë SPAK-un.

Rama ndërkohë, kuptohet, se po mendon që të afrojë zgjedhjet, për të bllokuar SPAK-un, domethënë që të bllokojë Reformën në Drejtësi. Prandaj e ka thërritur edhe Bashën. Janë fëmijërorë. Pse, politikën amerikane do gënjejnë këta të dy me një marrëveshje politike për reformën zgjedhore??? Kot e kanë!

Po sistemi zgjedhor? Edhe ky është në dorë të atyre që po drejtojnë reformën. Është në dorë të ndërkombëtarëve. Rama ka në plan t’u thotë amerikanëve, që “sistemi zgjedhor do të mbetet ky që është; nuk mund ta ndryshoj; ndryshe, PD-ja ikën nga tryeza”. Mirëpo amerikanët do të tallen me Ramën, sigurisht. Si mund ta hanë ata këtë hile?

Kot lodhesh, zoti Rama! Nuk bën dot gjë. Është i mbyllur ky kapitull. Jeni të marrë fund. Dhe politika amerikane nuk do t’ju bëjë asnjë lëshim. Nuk ka sesi t’ju pranojë të katërve: as ty, as Saliun, as Metën dhe as Bashën. Se jeni të kapur nga kundërshtarët e Shqipërisë dhe kundërshtarët e politikës amerikane, nga serbët, rusët, turqit, kinezët. Amerika e di mirë që ju jeni antiamerikanë. Pse, Amerikës do ia hidhni ju?…../ Tiranapost.al