Aktualitet

Marku: Do t'hedh shishen në kokë, mos ha m.. Ulqini: As Sali Berisha s'më ka fyer, Fevziu: S'jam psikolog të di kush nis sherret

Marku: Do t'hedh shishen në kokë, mos ha m.. Ulqini: As Sali

Ka degjeneruar në fjalor fyes emisioni Opinion, ku po diskutohet për paketën e re Antshpifje që nesër pritet të kalojë në Kuvend, por gazetarët të cilët shumica e tyre nuk e pranojnë dhe thonë se po kërcënohet media dhe liria e fjalës, kanë paralajmëruar për një protestë nesër.

Në panelin e Opinion të Blendi Fevziut ishte një prej autorëve të projektit për ligjin e mediave Online Musa Ulqini, i cili po shpjegonte ndryshimet dhe duke mohuar pretendimet e gazetarëve, ndërsa Mark Marku e fyu me fjalë të tilla si: Mos ha m?, të shantazhon dhe fyen shefy yt ( Rama) etj.

Ndërsa Fevziu i kërkoi Markut të mos përdorë fjalë të tilla.

Lexoni debatin mes Ulqinit dhe Markut, si dhe ndërhyrjet e Fevziut: 

Ulqini: Nuk do doja që fëmjët e mi të kishin në diplomë firmën tëndë, për menyrën se si flet ti, je akademik. Fëmijëte mi janë të shkëlqyer të diplomuar. Fyerja nuk është argument.

Mark Marku: Më lini të flas, më lini se do tu shaj. Do të hedh shishen në kokë. Mos ha mut Mujo.

Musa Ulqini, deputet i PS-së: Askush nuk më ka thënë atë, as Sali Berisha e të tjerë. Ju zoti Fevziu si ndiheni si drejtuesi i këtij emisioni që dikush formulon në adresën time fjalë të tilla?

Fevziu: Marku mos, po cfarë të them unë, se kush nga ju ka të drejtë?

Ulqini: Jam në studion tuaj kjo është një fyerje e paprecedente, me njohin shqiuptarë, as nuk fyej, kam jetën time politike,

Fevziu: Marku thotë në mendimin e tij që jeni i shantazhueshëm që mbroni ligjin për median online

Ulqini: Ato fjalë nuk mund ti thotë kurrë

Marku: Cfarë? Vetëm mbas asaj pushon.

Fevziu: Unë nuk jam psikolog të di kush i shkakton sherret

Marku; Blendi: e para, vetëm se u mor me mua; meqënëse zoti Musa Ulqini u fye i them që arrita të ffas vetëm pasi thash atë fjalë. Ishte shumë edukuese për zotin Ulqini, E dyta flasim për thelbin, kush ka më dëm? Ti thuash një njeriu që mos hiq lirinë e medias, apo ti thuash tjetrit mos ha atë gjënë, se e thash qëparë..

Fevziu: Mos tani Mark

Marku: Musa Ulqnin e kanë fyer pafund, kur e fyejnë kryetarët e tyre nuk preken, kur e fyejnë nga jashtë mallëngjehen

Fevziu: je i sigurit që e fyejnë? / Tiranapost.al.