Aktualitet

Mark Zuckerberg takon politikanin shqiptar që e do më shumë se të gjithë Facebook-un, Edi Ramën sigurisht

Mark Zuckerberg takon politikanin shqiptar që e do më shumë se

Kryeministri është politikani shqiptar që kalon më shumë kohë në Facebook, që e trajtoi që në fillesat e veta dhe e ka shfrytëzuar më së miri rrjetin dhe sot madje ofron edhe platformën e tij ERTV.

Në Mynih, ku ndodhet për vizitën dy ditore dhe ku ka takime me kryeministra e zyrtarë të lartë, ka zgjedhur që në Instagram të postojë këtë takim me Zuckerberg.

https://www.instagram.com/p/B8j-nk9JRKo/

Zuckerberg ka kaluar jo pak përplasje dhe vazhdon. Pak ditë më parë Elon Musk bënte thirrje që të braktisnin Facebook-un, sepse Zuckerberg po kthehet në një perandor, por nga ana tjetër për politikanët është vendi ideal për të mbajtur gjallë ndjekësit./ Tiranapost.al