Aktualitet

Manaj pranë realizimit të ëndrrës, Barcelona befason shqiptarin

Manaj pranë realizimit të ëndrrës, Barcelona befason

Rey Manaj është duke jetuar çaste emociononte në karrierën e tij.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare është grumbulluar në ekipin A të Barcelonës. Trajneri Quiquen Seitien e ka bërë lushnjarin pjesë të listës së futbollistëve që do të ketë të gatshëm për sfidën me Getafen në La Liga. Manaj përfiton në këtë moment kjo pasi në repartin e sulmit katalanasit kanë shumë mungesa pas si Dembele ashtu edhe Suarez janë të dëmtuar.

Kujtojmë që Barcelona e transferoi 22 vjeçarin shqiptar në janar të këtij viti për shifrën e 700 mijë euro nga ekipi i Albacetes. Manaj ka nënshkruar deri në vitin 2023 me kampionët në fuqi të kampionatit spanjoll, me një klauzolë prej 50 milionë eurosh. /XH.K