Aktualitet

Lihen në burg gjashtë të arrestuarit për grabitjen e miliona eurove në Rinas

Lihen në burg gjashtë të arrestuarit për grabitjen e miliona

Lihen në burg 6 të arrestuarit të akuzuar për grabitjen e shumës prej 6.5 milionë eurove në aeroportin e Rinasit. Mësohet se Krimet e Rënda kanë lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Oltion Veseli, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Ragip Hajdini, Renaldo Sulaj dhe Saimir Çela.

Më herët, ata ankimuan vendimin e prokurorisë për zgjatjen e hetimeve për ngjarjen.

Kujtojmë se grabitja ndodhi me datë 9 prill të këtij viti, ku pas përplasjes me policinë, mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili dyshohet të ketë qenë edhe koka e grabitjes.

Gjykata gjithashtu ka dhënë urdhër që të merret me detyrim kampioni biologjik i AND-së për Oltion Veselin. Ish komandoja dhe Imami Veseli u arrestua më 22 prill si një nga bashkëpunëtorët e dyshuar për grabitjen e Rinasit, por ai kërkon lirimin përmes avokatit duke thënë se është i pafajshëm. / Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/i-dyshuar-per-grabitjen-e-rinasit-oltion-veseli-kerkon-te-lirohet/