Nën lupën e Stela Sallakut

Leggings që adhuron JLo quhen Niyama Sol

Leggings që adhuron JLo quhen Niyama Sol

Streçet, ose getat pa pjesën e çorapes, janë elementi më i përfolur i gardërobës së zonjushave dhe zonjave. Këto të fundit nuk para i përdorin dhe aq, sidomos në vendin tonë, ose të paktën nuk jemi mësuar t’i shohim mamatë me streçe.

Ideuar fillimisht si veshje për palestër, yoga dhe vrap, ku vetë copa është elastike dhe sintetike. Më pas, me disa ndryshime në fibrat dhe teksturë, u bënë streçet e pambukut me elasticitet, që i kemi parë nëpër javë mode nën funde apo fustane.

New York Times i ka cilësuar si “e ardhmja e modës”. Por si të gjesh leggins të duhurat për vrap?

Duket se edhe Jennifer Lopez-it ia ka marrë mendjen marka Niyama Sol. Madje nuk ka vetëm një palë të zeza në dollap, siç mund të ndodhë zakonisht, por ka plot ngjyra e nuanca që nuk janë aspak rastësore.

Kombinimi dhe hamonizimi i ngjyrave me njëra-tjetrën krijon një iluzion optik shumë interesant. Sepse kushdo që i vesh, duket me forma të theksuara, bel dhe vithe të ngritura. Jo më kot janë të preferuarat edhe të Jennifer, e cila ka ditur gjithnjë të zgjedhë dizajet e theksuara për trupin e saj.

Duke qënë që hijezimet janë pa ndërprerje horizontale, japin idenë e këmbëve të gjata.

Por jo çdo forme trupi do t’i rrinin mirë. Trupat që kanë legen të theksuar, është më mirë të qëndrojnë tek dizajni i Stella McCartney.

Vetë dizajni i Niyama Sol duket se të tregon të palestruar dhe fit, edhe nëse ke vetëm një javë që e ke nisur. Por, nuk sugjerohet t’i mbani ditën e diel teksa pini kafen e mëngjesit. Gjithsesi ngelen veshje sporti./Tiranapost.al