Aktualitet

Lajmi po bën xhiron e botës/ “Lideri i opozitës shqiptare dënohet për shpifje”

Lajmi po bën xhiron e botës/ “Lideri i opozitës shqiptare

Gjykata e Tiranës ka dënuar sot për shpifje kreun e PD-së Lulzim Basha, pas padisë që bëri deputeti Taulant Balla në lidhje me akuzat e liderit demokrat për “Toyota Yaris”. Lajmi ka bërë xhiron e botës, duke u publikuar në disa prej agjencive më prestigjoze të lajmeve.

Një gjykatë shqiptare ka dënuar liderin e Partisë Demokratike, partisë kryesore opozitare për shpifje ndaj akuzave të lidhura me drogën që ai bëri kundër një ligjvënësi të mazhorancës. Lideri demokrat Lulzim Basha u gjobit me 50,000 lekë (455 dollarë) me një vendim të gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë këtë të hënë.–shkruan Associated Press

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e kishte kallëzuar penalisht, pasi Basha e akuzoi atë në parlament për lidhje me 3.4 milion euro (cash) në të holla që thuhet se i përkiste trafikantëve të drogës që u gjetën në dy makina të importuara nga Gjermania.

Avokati i Bashës tha se do të apelojë vendimin.Katër persona të lidhur me këtë çështje janë ende nën hetim.

Duke pasqyruar lajmin e dënimit të kryeopozitarit Basha nga gjykata, gjigandi mediatik amerikan AbcNews, thekson në artikull se “Lufta kundër trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet përparësi kryesore për Shqipërinë, e cila po kërkon të nisë negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian më vonë këtë vit.”/ Lexo.al/