LAJME

Rama: Isha ideologjikisht kundër martesës, por gjeta gruan ideale për t’iu dorëzuar

Rama: Isha ideologjikisht kundër martesës, por gjeta gruan ideale

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “E Diell” ka treguar sesi takimi dhe dashuria me bashkëshorten e tij Lindën i ndryshoi qëndrimin që kishte rreth idesë së martesës. Rama ka thënë se përgjatë gjithë jetës nuk i kishte pëlqyer ideja e të qenit i martuar, por tashmë është i lumtur për këtë “dorëzim” të tijin.

“Ka qenë dorëzimi im përfundimtar ndaj idesë të martesës, sepse unë kam qenë ideologjikisht i investuar kundër idesë të martesës dhe u desh Linda që unë të dorëzohesha dhe që të jem sot e gjithë ditën një burrë i papenduar që i jam dorëzuar një gruaje... Ndodhi që gjeta gruan ideale.”- ka thënë Rama.

Tiranapost.al