Lajme nga Bota

Zvicra jep pension të 13-të për të moshuarit

Zvicra jep pension të 13-të për të moshuarit

Ky është rezultati i referendumit të kërkuar nga sindikatat me mbështetjen e së majtës. Iniciativa për pensionin e muajit të 13-të është miratuar nga 58,24% e votuesve dhe nga shumica e 16 nga 26 kantonet.

Pra, ashtu si të punësuarit marrin rrogë të 13-të, edhe pensionistët do të marrin një pension ekstra.

Tani do të jetë në dorë të qeverisë dhe Parlamentit për të përcaktuar metodat e sakta të zbatimit e financimin e reformës.

Më shumë se 2.5 milionë pensionistë marrin pension, sipas të dhënave të qeverisë.

Nisma u ndërmor për shkak të rritjes së çmimeve dhe shpenzimeve.

Shumë pensionistë luftojnë për të përballuar jetesën e shtrenjtë të Zvicrës.

Në të njëjtën ditë, në 3 mars, një referendum i dytë u mbajt për rritjen e moshës së pensionit për shkak të rritjes së jetëgjatësisë. Kjo u refuzua me votë nga 74.7% e votuesve.