Lajme nga Bota

Zjarri pushton një nga godinat më të mëdha ku po prodhohet vaksina e Covid

Zjarri pushton një nga godinat më të mëdha ku po prodhohet

Flakët kanë shpërthyer në godinën e prodhuesit më të madh të vaksinave në botë të koronavirusit. Shtëllunga të mëdha u panë të dilnin nga Serum Institut of India (SII), në qytetin Pune, sot. 

Aty po prodhoheshin miliona doza të vaksinës së Covid, të krijuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit. 

Një burim brenda Institutit tha se prodhimi i vaksinës së koronavirusit nuk do të cënohet nga kjo ngjarje, por deri më tani kompania ka refuzuar të komentojë zyrtarisht mbi ngjarjen e kësaj paraditeje.

(SII) është duke prodhuar një vaksinë të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit për Indinë dhe shumë vende të tjera me të ardhura të ulëta dhe të mesme. 

Kompania po përgatitet gjithashtu për të prodhuar një vaksinë që po zhvillohet nga kompania amerikane Novavax Inc. 

5 automjete me zjarrfikëse u dërguan në vendngjarje dhe deri tani nuk raportohet për demë materiale dhe viktima.

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost.al