Zjarri djeg shtëpinë e aktorit Milo Ventimiglia: E pashë teksa digjej. Kishim kujtime në çdo cep

E Shtunë 11 Janar 2025, 10:56
TiranaPost
Aktori i "Heroes" dhe "This is us" ka humbur shtëpinë nga zjarri nga Los Angeles dhe bashkë me të edhe kujtimet në çdo cep të saj.
Milo Ventimiglia ka folur për kamerat nga lagjja e tij që dikur kishte jetë dhe tani gjithçka është bërë shkrumb e hi.
"Do tia dalim. Kishim kujtime në çdo cep. Është shkaterruar gjithçka, gjithë lagjja. Po e rëndësishme është që bashkëshortja ime, bebi dhe qentë tanë të jenë mirë", tha ai.
Jarah, bashkëshortja e aktorit është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë.