Lajme nga Bota

Zhdukja e mistershme e vlogeres 22-vjeçare, largohet pa gjurmë dhe i dashuri i saj

Zhdukja e mistershme e vlogeres 22-vjeçare, largohet pa gjurmë dhe i

Pas zhdukjes misterioze të 22-vjeçares amerikane, tani është zhdukur pa lënë gurmë dhe i dashuri i saj 23-vjeçar Brian.

Gabriela Petito u largua nga Nju Jorku në korrik me partnerin e saj Brian Londry, 23 vjeç , për një udhëtim katër-mujor me furgon, por ajo ndaloi së komunikuari me familjen e sajqë nga fundi i gushtit duke humbur çdo të dhënë për të.

Më 11 shtator, familja e saj informoi autoritetet për zhdukjen e saj, duke thënë se ata nuk kishin dëgjuar prej saj që nga fundi i gushtit.
Policia ka deklaruar se po heton dhe zhdukjen e të dashurit të saj Brian, pas asaj të Gabrielës, si një “rast zhdukjeje të shumëfishtë”.

“Pasi të kemi detajet, do të bëjmë njoftime,” shkruan shefi i Policisë së Portit të Veriut Todd Garrison në Twitter.

Brian u pa për herë të fundit nga familja e tij të martën në mëngjes,” tha avokati Steven Bertolino në një deklaratë për CBS News.

“Kini parasysh se vendndodhja e Brian Laundrie është aktualisht e panjohur. FBI është aktualisht në vendbanimin e Laundrie duke bastisur shtëpinë për të ndihmuar në gjetjen e Brian. Deri tani FBI tani po kërkon Gabby dhe Brian”, sqaroi më tej ai.

Ndërkohë familja e 22-vjeçares ka deklaruar se Brian nuk është zhdukur, por është fshehur.

Tiranapost.al