Lajme nga Bota

Zgjedhjet në Britani/ Laburistët humbin një tjetër bastion dhe e pranojnë: Klasa punëtore nuk ka më besim tek ne

Zgjedhjet në Britani/ Laburistët humbin një tjetër bastion

I ashtuquajturi “Muri i Kuq” i Britanisë, pjesa veriore e saj e cila historikisht ka qenë bastion i partisë Laburiste është rrënuar në një tjetër segment të tij. Pasi Johnson në Dhjetor të 2019 arriti të merrte me dhjetëra deputetë në këtë rajon, zgjedhjet e parakohshme në Hartlepool janë fituar nga kandidatja konservatore Jill Mortimer me më shumë se 7000 vota, hera e parë që e djathta fiton këtë mandat që kur zona elektorale u krijua në vitin 1974.

Ajo që i ka dhënë fitoren Partisë Konservatore është fakti që kjo zonë ndonëse e përbërë nga një popullsi kryesisht e përbërë nga klasa punëtore, është se ky grup ka votuar në një masë të madhe për BREXIT, një pozicion më afër së djathtës. Perceptimi është i tillë që Partia Laburiste është bërë një subjekt politik internacionalist që mbron interesat e minoriteteve etnike dhe seksuale më tepër sesa bazën e saj historike.

Zgjedhjet në Britani/ Laburistët humbin një tjetër bastionRezultati në Hartlepool ku e "paimagjinueshmja" vetëm 2 vite më parë ka ndodhur dhe konservatorët kanë marrë mbi 50% të votave.

Kjo është pranuar dhe nga vetë kreu i Partisë Laburiste Keir Starmer që ka thënë se partia e tij “ka humbur besimin e klasës punëtore” dhe ka shtuar se po konsideron zhvendosjen e selisë së partisë nga Londra në një qytet tjetër për të sinjalizuar se laburistët ndodhen mes njerëzve të thjeshtë dhe jo në një “kullë të fildishtë”.

Zgjedhjet në Britani/ Laburistët humbin një tjetër bastionKeir Starmer, kreu i Partisë Laburiste

Performanca e keqe e laburistëve, është reflektuar në të gjithë Anglinë ku sot kanë humbur me dhjetëra Këshilla Bashkiakë tek konservatorët, në zona që përgjatë shekullit të kaluar janë fituar gjithnjë nga e majta.

Pas këtyre rezultateve krahu më radikal i partisë, i drejtuar nga ish-lideri Jeremy Corbyn kërkuan dorëheqjen e kreut aktual të Partisë Laburiste, Keir Starmer, i cili nga ana e tij ka fajësuar pikërisht ata për krijimin e një situate “toksike” rreth partisë që ka humbur 4 zgjedhjet e fundit parlamentare, europiane dhe lokale dhe i vetmi “bastion” i sigurt kanë mbetur disa zona urbane të Londrës të populluar kryesisht nga emigratë të brezit të parë dhe të dytë.

Duhet shtuar që në “triumfin” e konservatorëve ka ndikuar dhe largimi i Nigel Farage, “arkitektit” të BREXIT që fitoi zgjedhjet europiane të vitit 2019 dhe që kishte marrë më shumë se 20% të votave me partinë e tij “Reform Party” në veriun që tashmë u dominua krejtësisht nga konservatorët, ndonëse vetëm një javë më parë administrata Johnson është përfshirë nga skandali i përdorimit të fondeve publike për rinovime luksoze të shtëpisë të kryeministrit. Ky i fundit tashmë po quhet një "fitues serial" në shtypin britanik pasi jo vetëm mposhti thellë laburistët në kreu të së djathtës, por ka korrur suksese të vështira si fitorja në Bashkinë e Londrës dhe kontributi i tij në referendumin e BREXIT, ku Anglia doli jashtë BE, një rezultat që pakkush e priste.

Tiranapost.al