Zelensky u drejtohet nënave ruse: Mos i dërgoni fëmijët të luftojnë në tokë të huaj
Presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky i është drejtuar nënave ruse me një video në të cilën u kërkon të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në fushën e betejës dhe të kontrollojnë vazhdimisht për vendndodhjen e tyre.
“Numri i ushtarëve rusë të vrarë në territorin e Ukrainës është mbi 12 mijë. 12 mijë! Numri i të plagosurve është edhe më i madh. Ne nuk thërritëm asnjërin prej tyre këtu. Dhe i përsërisim çdo pushtuesi: jeni në kohë të shpëtoni veten. Në çdo moment. Vetëm ulni poshtë armët dhe kthehuni në shtëpi, largohuni nga toka jonë.” thotë Zzelensky. “Dua t’u drejtohem sërish nënave ruse. Mos i dërgoni fëmijët tuaj të luftojnë në një tokë të huaj. Mos u besoni premtimeve që do të dërgohen diku vetëm për ushtrime ose diku ku nuk do të luftojnë. Kontrolloni ku i keni fëmijët. Dhe nëse keni më të voglin dyshim që djali juaj mund të jetë dërguar në luftë në Ukrainë veproni menjëherë. Mos i lini ata të vdesin apo të kapen rob. Ukraina kurrë nuk e deshi këtë luftë vdekjeprurëse dhe nuk e do as tani, por do të mbrohet sa të jetë e nevojshme.”
Fjalimi i Zelenskyt vjen pasi Rusia pranoi për herë të parë të mërkurën praninë e rekrutëve në forcat e saj ushtarake në Ukrainë - shumë prej të cilëve të patrajnuar për betejë - dhe njoftoi se një numër prej tyre ishin zënë rob.